Napoli është duke kërkuar përforcime në tri pozita që nga porta, te mbrojtja e deri në sulm.
Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis, ka hapur thesin dhe kërkon të harxhojë që të jetë në konkurrencë me Juventusin për titull.
Qëllimi i parë i Napolit është përforcimi i portës. Në listë janë emra si Szczesny i Romës, Bernd Leno i Bayern Leverkusen dhe Mattia Perin i Genoas.
Edhe në krahun e mesfushës kërkohet një zëvendësues për Callejon.
Alejandro Berenguer i Osasunas, Ounas Adam i Bordeaux, Bertrand Traore i Ajaxit dhe shqiptari i Vitesses, Milot Rashica janë lojtarë që ‘luftojnë’ për këtë pozitë.
Edhe në mbrojtje kërkohen përforcime sidomos në krahun e djathtë. Andrea Conti i Atalantas dhe Jeremy Toljan i Hoffenheim, janë opsione.
Napoli e ka mbyllur kampionatin në pozitën e tretë në Serie A. /Telegrafi/