Site icon Telegrafi

Zbulimi i shkencëtarëve do t’i japë fund vdekjeve nga lindja e parakohshme (Video)

Një mitër artificiale e testuar së fundmi nga shkencëtarët, mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën sesi doktorët trajtojnë rastet e fëmijëve të lindur para kohe.

Studimi i ri i publikuar në buletinin “Nature Communications” tregon me detaje sesi një qengj i lindur para kohe, mushkëritë e së cilit zhvillohen ashtu si të njeriut, u rrit në një aparaturë të ngjashme me mitrën.

Qengji qëndroi për 4 javë në brendësi të një qeske të ngjashme me atë amniotike, të mbushur me lëng amniotik, në një ambient me temperaturë të kontrolluar.

https://www.youtube.com/watch?v=AE7D9Nmsg5A

“Nëse mund të zhvillojmë një sistem të ngjashëm për të mundësuar rritjen për vetëm disa javë, mund të ndryshojmë në mënyrë thelbësore rastet e fëmijëve të lindur shumë para kohe.”- u shpreh Dr. Alan Flake, pjesë e ekipit të studiuesëve.

Ndonëse studimi nuk kishte si synim krijimin e një pajisjeje zëvendësuese për mitrën, në të ardhmen mund të shërbejë që foshnjat e lindura para kohe të mos qëndrojnë në inkubatorë apo në rastin më të keq, të humbin jetën.

Burimi: Mashable

Exit mobile version