Heung Min Son iu bashkua skuadrës së Tottenhamit pasi mungoi javët e fundit për shkak të detyrave me përfaqësuesen jug-koreane, ndërsa ai u shfaq i dëmtuar në Londër.
Kjo ka ndodhur në Kupën e Azisë, një natë para se kombëtarja e tij të eliminohej në gjysmëfinale nga Jordania (2-0), ku ndodhi një skandal që tani është kuptuar i plotë.
Siç raportuan mediat nga Anglia, Son mbërriti në kampin e Tottenhamit me një gisht të mjekuar në dorën e djathtë dhe mënyra se si e mori dëmtimin është bërë e ditur.
🇰🇷 Kang-in Lee has apologised to South Korea team-mate Son Heung-min after the Tottenham star broke his finger following a 'table tennis bust-up' at the Asia Cuphttps://t.co/gyRYQN7S9h pic.twitter.com/6cO5oauosN
— Mirror Football (@MirrorFootball) February 14, 2024
Son u lëndua pas darkës para ndeshjes së fundit të Koresë së Jugut në kampionatin aziatik. Shokët e tij më të rinj kanë shkuar për të luajtur pingpong në hotel dhe kjo Sonit nuk i ka pëlqyer dhe i ka kundërshtuar, pas së cilës ka pasur një konflikt.
Lojtari i PSG-së, Lee Kang In, u përplas me Son dhe shpërtheu një sherr dhe kur Lee tentoi të godiste Sonin, e ku lojtari i Tottenhamit dëmtoi gishtin.
Lee Kang In i kërkoi falje Sonit, i cili ndeshjen e fundit të Koresë së Jugut në Kupën e Azisë e luajti me fashë, kështu që supozohet se nuk do të ketë asnjë problem që ai të vazhdojë menjëherë të luajë për Tottenham në Ligën Premier. /Telegrafi/