Telegrafi

Zaza vazhdon të kërkojë falje (Foto)

Simone Zaza akoma është duke u kërkuar falje tifozëve italianë, pasi humbi penaltinë kundër Gjermanisë.

Sulmuesi i Juventusit u angazhua në fund të vazhdimeve me qëllimin që të ekzekutonte penaltinë, por ai u tregua i pasaktë.

“Krahas kërkimfaljes, më duhet të shtoj se më vjen keq që i kam zhgënjyer të gjithë njerëzit që përjetuan, shijuan dhe besuan, dhe që vuajtën për këtë skuadër”.

“Unë i marr përgjegjësitë e mia, siç kam bërë gjithmonë dhe vazhdoj tutje, duke e ditur se ky grup i ka bërë italianët krenarë – italianët e vërtetë, ata që na kanë mbështetur gjithmonë, pavarësisht arritjeve të ekipit”, ka shkruar mes tjerash Zaza në Instagram duke postuar edhe një fotografi të skuadrës së Azzurrëve. /Telegrafi/