Roma ka shënuar fitore në derbin e javës në Serie A përballë Milanit me rezultat 2-1.
Giallorosët ishin skuadra e vetme e madhe që triumfuan këtë javë në Serie A, pasi mposhtën Milanin, derisa Inter, Juventus e Napoli barazuan.
Ylli i mbrëmjes për Romën ishte Nicolo Zaniolo, që ka treguar edhe njëherë dashurinë që ka për klubin duke puthur stemën e klubt.
Ai ka postuar një foto në Instagram duke shkruar shkurtimisht “Sa e bukur është”, ku iu referua stemës së klubit.
“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme dhe tre pikët ishin gjithashtu të rëndësishme. Fituam një ndeshje që na ndihmon të arrijmë objektivat që kemi”, deklaroi Zaniolo.
20-vjeçari ka shënuar nëntë gola me fanellën e Romës në Olimpico.
“Publiku këtu është fantastik që më jep më shumë energji. Dua t’i falënderojë pasi më duartrokasin edhe kur nuk bëjë ndeshje të mira. Jam shumë i lidhur me tifozët dhe këtë klub”, deklaroi talenti i madh italian.
Roma pas kësaj fitore ndodhet në pozitën e pestë në tabelë me 16 pikë, shtatë më pak se lideri Juventus. /Telegrafi/