Site icon Telegrafi

Zaniolo nuk do të ftohet nga Mancini për Euro 2020, por ai kërkon të kthehet te Roma këtë sezon

Nicolo Zaniolo i dëshpëruar nga lëndimi (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Nicolo Zaniolon është një nga talentët më të mëdhenj italian në qarkullim, por këtë vit ai ka vuajtur jo pak nga dëmtimi.

Shkaku i dëmtimit të gjatë ai nuk do të grumbullohet nga përzgjedhësi i Italisë Roberto Mancini për Euro 2021.

Megjithatë talenti i Romës nuk kërkon ta mbyllë këtë sezon pa zbritur qoftë edhe njëherë të vetme në fushë.

Aktualisht mesfushori i avancuar po stërvitet me skuadrën e të rinjve të Romës dhe dëshira e Zaniolos është të jetë gati për të luajtur me Romës përpara javës së 38-të të Serie A.

Por pavarësisht dëshirës së Zaniolos klubi i Romës me këshillimin edhe të mjekëve të skuadrës mund të vendosë të mos rrezikojë duke e lënë Zaniolon të përgatitet sa më mirë në verë për të qenë në formën optimale për fillimin e sezonit të ri. /Telegrafi/

Exit mobile version