Site icon Telegrafi

Zaniolo ndodhet në Austri për vizitë mjekësore, mund të nisë vrapimin në janar

(Foto: Instagram/nicolozaniolo)

Futbollisti ofensiv i Romës, Nicolo Zaniolo, ka udhëtuar drejt Austrisë për një vizitë mjekësore dhe mund të fillojë të vrapojë në muajin janar.

Il Corriere dello Sport njofton se italiani, i cili e lëndoi ligamentin kryqëzues të përparmë (ACL) gjatë angazhimit me kombëtaren, do të bëjë një kontroll të detajuar mjekësor.

Gazeta bën të ditur se lojtari i Romës po vazhdon me programin rikuperues dhe po reagon mirë ndaj trajtimit.

(Foto: Instagram/nicolozaniolo)

Në Austri do të takohet me profesorin Fink, ki cili e kishte operuar në muajin shtator për ta përcjellë situatën dhe shkallën e shërimit, në mënyrë që 21-vjeçari të mund të nisë me stërvitjet individuale.

Lexo po ashtu Zaniolo pas lëndimit të rëndë: Do të jetë vështirë, por asnjëherë nuk kam menduar ta lë futbollin

Kujtojmë që Zaniolo e kishte lënduar ligamentin e këmbës së majtë në ndeshjen kundër Holandës, vetëm tetë muaj pasi e kishte pësuar të njëjtin lëndim në gjurin e djathtë. /Telegrafi/

Exit mobile version