Nicolo Zaniolo bëri historinë në Ligës së Kampionëve dhe tashmë thuhet se ka vlerë prej 50 milionë euro, por këmbëngul se qëllimi i tij është që të qëndroj përgjithmonë te Roma.
19-vjeçari u bë më i lojtari më i ri italian ndonjëherë që arrin të shënojë dy gola në një ndeshje të Ligës së Kampioneve këtë javë, pasi shënoi dy herë në fitoren 2-1 kundër Portos.
Që nga transferimi i tij në Romë gjatë verës, si pjesë e marrëveshjes që pa Radja Nainggolanin të kalojë te Interi, profili i tij ka qenë në rritje e sipër.
Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që talenti i madh italian të pëlqehet shumë skuadra të mëdha evropiane, por Zaniolo dëshiron të bëhet legjendë në Romë.
“Do të doja të isha një simbol i këtij klubi dhe synimi im është të qëndroj përgjithmonë te Roma”, ka thënë fillimisht Zaniolo për emisionin televiziv Le Iene.
A do të dëshiroje të ndiqje hapat e Francesco Tottit?
“Nuk mendoj se jam diçka si Totti, por do të ishte një ëndërr për të kaluar gjithë karrierën time në Romë. Me siguri do të provojë këtë”, përfundoi italiani.
Ndryshe, Zaniolo pëlqehet shumë nga Juventusi në Serie A, Real Madridi në La Liga dhe Arsenali në Ligën Premier. /Telegrafi/