Site icon Telegrafi

Zamparini po bëhet gati për të shitur klubin

Presidenti i klubit italian Palermo, Maurizio Zamparini, ka deklaruar se po bëhet gati për të shitur klubin e Series A pas përfundimit të sezonit, në të cilin ka ndërruar gjashtë trajnerë.

75-vjeçari, që e udhëheqë klubin që nga 2002-a, ka ndërruar 35 trajnerë për këtë periudhë dhe thotë se “kishte punë tjera”.

“Kam edhe dy muaj në futbollin italian dhe më pas largohem. Do të isha i lumtur nëse pronarët e rinj janë nga Palermo”, ka deklaruar ai raporton Reuters.

Palermo është në zonën e eliminimit nga liga pas shumë rezultateve të dobëta muajve të fundit.

Gjatë periudhës së Zamparinit, Palermo u promovua në Serie A në sezonin 2003-04 dhe u kualifikua disa herë për Kupën e UEFA-s.

Exit mobile version