Telegrafi

Zambrotta thurë lavde për Ibrahimovicin

Gianluica Zambrotta ka folur fjalët më të mira për ish-bashkëlojtarin e tij, Zlatan Ibrahimovic.

Mbrojtësi italian ka luajtur së bashku me sulmuesin suedez te Milani dhe Juventusi, teksa ka rezervuar fjalët më të mira për të gjatë një interviste.

“Kudo që Zlatan luan ai bën shumë mirë. Është një fitues kudo që shkon”, ka thënë Zambrotta, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Rashford ngrit në qiell Ibrahimovicin

“Ai mund të krahasohet me lojtarët më të mirë të momentit, si Suarez dhe Neymar”.

“Kam luajtur me të dy herë dhe ai është një profesionist i mirë dhe ka motivim të madh. Unë kam pëlqyer gjithmonë atë”, përfundoi mbrojtësi italian.  /Telegrafi/