Edhe pse kishte raste, ndeshja në kohën e rregullt mes Zalgiris dhe Ballkanit është mbyllur pa gola.
Ndeshja e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë kishte përfunduar me rezultatin 1-1.
Zalgiris kishte iniciativën në pjesën e parë të lojës duke tentuar disa herë portën.
Lituanezët kishin mundësi të arta në minutat e para të lojës, por goditjen e Francis Kyeremes e priti portieri Stivi Frashëri.
Ballkani kishte rast të artë shënimi në minutën e 34-të, kur Ermal Krasniqi doli përball me portierin kundërshtar i cili priti goditjen e tij.
Edhe në pjesën e dytë vendasit kishin raste më shumë.
Petar Mamic në minutën e 71-të kishte rast të mirë por Frashëri ishte në vend.
Ndeshjen ka mundur ta mbyll Renan Oliveira, i cili nuk qëlloi rrjetën në portën e zbrazët.
Tani do të kërkohet fituesi në kohën shtesë, apo edhe pas penalltive. /Telegrafi/