Telegrafi

Zakonet e çuditshme të qenve

Është normale të shikoni një qen që luan dhe hidhet në pisllëk, po ç’mund të themi kur fillon e ha atë? Zakonisht balta nuk tretet lehtë.

Pas studimit të saj u gjetën disa minerale të nevojshëm për qentë, të tipit kalium, zink, magnez dhe hekur.

Qentë e sëmurë hanë baltë si duket për të neutralizuar ushqimin e tyre. Megjithatë nëse kjo gjë kthehet në një zakon të ushqyeri për qenin tuaj kjo është diçka e rrezikshme, pasi balta ka parazitë dhe mund të ketë fekale.

Ngrënia e fekaleve. Nuk është aspak e këndshme të shikoni qenin tuaj duke bërë këtë gjë. Disa qen e bëjnë këtë veprim nga mërzia, kurioziteti ose për argëtim. Për ata që kanë ngrënë feçen e tyre kjo nuk është e dëmshme.

Kjo mund të shikohet dhe një aspekt instiktiv. Për shembull kafshët e egra hanin feçet e të vegjëlve të tyre që të mbulonin gjurmët dhe të mos tërhiqnin predatorët.

Disa lepuj e kanë të nevojshme të hanë feçet e tyre pasi kanë disa baktere të dobishme për rrugët e tretjes.

Ngrënia e barit për kafshët si qeni dhe macja është e dobishme, fibrat e barit i ndihmojnë ata të nxjerrin ushqimin që kanë ngrënë dhe u ka shkaktuar probleme në stomak dhe në rrugët e tretjes.

Në mungesë të barit kafshët shtëpiake hanë bimët dhe lulet që keni mbjellë në shtëpi.

Mund të keni vënë re se ndonjëherë qeni juaj ka groposur ushqimin e tij. /Telegrafi/