Telegrafi

Zaha ‘komplekson’ edhe Messin, shënon supergol ndaj Rusisë (Video)

Wilfried Zaha ka shënuar një supergol me kombëtaren e tij në miqësoren që Bregu i Fildishtë e fitoi 2-0 ndaj Rusisë.

Sulmuesi anësor nuk mundi të bëj vend te skuadra e tij e moshave, Manchester United, dhe vendosi të transferohet të Crystal Palace.

Pas transferimit te Crystal Palace, Zaha, rriti nivelin e tij dhe paraqitjet duke u bërë një futbollist interesant, shkaku i teknikës së lartë.

Lexo po ashtu Supergoli i Lingardit dyfishon epërsinë e Djajve të Kuq (Video)

24-vjeçari, i cili aktualisht ka dy paraqitje për Anglinë, tani mori një paraqitje të plotë me kombëtaren e Bregut të Fildishtë, dhe shënoi golin e dytë për kombin afrikan këtë mbrëmje.

Zaha bëri disa lëvizje interesante gjarpërore, duke kaluar tre-katër lojtarë para se të përplas topin në rrjetë.

Pas shfaqjes së Zahas në këtë ndeshjes dhe golit të shënuar, sigurisht që edhe ylli argjentinas, Lionel Messi, do ta ketë zili. /Telegrafi/