Telegrafi

Zaha dribluesi më i mirë në Ligë Premier për sezonin 2016/17

Sezoni 2016/17 ka përfunduar në Ligën Premier dhe Crystal Palace ka përfunduar në vendin e 14.

Por, klubi anglez mund të mburret me faktin se ylli i tyre është lojtari me më së shumti driblime në kampionatin elitar anglez.

Wilfried Zaha ka kompletuar 144 driblime.

Vlen të theksohet se Zaha ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar në nëntë. /Telegrafi/