Shkolla fillore “Dëshmoret e Vrrinit”, në fshatin Billushë (Kushtrim), ishte e ngushtë për ti zënë të gjithë të interesuarit, që kishin dal për ta prit kryetarin e ardhshëm të Prizrenit, nga radhet e NISMA për Kosoven, Zafir Berisha.
Në vendlindjen e tij kryetari Berisha kerkoi nga të gjithë pranishmit jo për të votuar, sepse kjo veç është e nënkuptuar, por për tu bërë pjesë e ekipit të madh të NISMA-s, i cili është një garancë për një qeverisje ndryshe në Prizren.
Zafir Berisha i siguroi vendasit e vet, se edhe si kryetar i komunes do të mbetet ai që ka qenë si në femijërinë e hershme dhe fshati i tij i lindjes do të rikthehet në hartat e investimeve të komunes së Prizrenit, i cili për shtatë vite rreshtë për fat të keq ka qenë i anashkaluar. Berisha mes tjerash tha se, ka besimin e plotë të qytetarëve të Vrrinit dhe Prizrenit për të udhëhequr në katër vitet e ardhshme.
Ndërsa kryetari i nëndegës në fshatin Billushë, Pranverim Berisha, kandidat i nominuar për kuvend komunal, tha se kandidati për kryetar Zafir Berisha dhe ekipi i tij, jo vetëm që din, por edhe kan guximin të punojnë për interesat e qytetarëve të komunes së Prizrenit, për dallim nga kandidatët tjerë.