Site icon Telegrafi

Zabaleta: Ndeshja ndaj PSG-së më e rëndësishme në historinë e Cityt

Mbrojtësi i Manchester City, Pablo Zabaleta, ka folur para ndeshjes kundër PSG-së.

Argjentinasi beson te kualifikimi dhe sipas tij kjo është ndeshja më e rëndësishme në historinë e klubit.

“Ndeshja ndaj PSG-së është një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e klubit”.

“Ne kemi arritur një rezultat të mirë në ndeshjen e parë dhe tani duhet të jemi të përqendruar në maksimum”.

“Kualifikimi do të ishte i paharrueshëm për tifozët, e kemi pritur për një kohë të gjatë”, ka thënë Zabaleta. /Telegrafi/

Exit mobile version