Telegrafi

Youtuberi rus për një sfidë e la të dashurën e tij pa rroba në të ftohtin e Moskës dhe vdiq e ngrirë gjatë një transmetimi direkt

Një “youtuber” rus u arrestua pasi filmoi dhe transmetoi drejtpërdrejt se si e dashura e tij shtatzënë po vdiste nga i ftohti.

Stas Reeflay dyshohet se e detyroi Valentina Grigorjeva të dilte në ballkon duke veshur vetëm të brendshme, ndërsa jashtë ishte nën zero, transmeton Telegrafi.

Një nga shokët e tij e pagoi Reeflay (30) 1,000 dollarë për të filmuar të dashurën e tij duke u ngrirë. Valentin (28), e cila ishte në fazat e hershme të shtatzënisë, vdiq nga hipotermia në shtëpinë e tyre me qira në fshatin Ivanovka afër Moskës, shkruan The Sun.

Reeflay, emri i vërtetë i të cilit është Stanislav Reshetnikov, filmoi të dashurën e tij dhe e postoi atë në YouTube edhe kur e kuptoi se ajo ishte “gjysmë e vdekur”. Ai pastaj shihet duke e sjellë përsëri brenda dhe duke u përpjekur ta ringjallë.

Ai vazhdoi të transmetonte të gjithë ngjarjen në YouTube edhe pasi thirri një autoambulancë dhe kur arritën ndihmësit e mjekut dhe e shpallën atë të vdekur.

Reeflay po fitonte para në pagesa në internet. “Donacionet” i ishin paguar nga shokët e tij. Në transmetimin para këtij Shën Valentini u spërkat me gaz lotsjellës.

Nëse mjekësia ligjore vërteton se e dashura e tij vdiq nga hipotermia, ai përballet me dy vjet burg. /Telegrafi/