Telegrafi

YouTube zbulon rregullat e reja mbi ekstremizmin dhe gjuhën e urrejtjes

Platforma e njohur YouTube ka zbuluar një plan më rigoroz për të frenuar fjalimet e urrejtjes, pikëpamjet ekstremiste dhe përmbajtjen e rreme në platformën e saj mes kritikave në rritje lidhur me trajtimin e videove potencialisht të dëmshme.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në një blog post të botuar të mërkurën, firma tha se do të marrë hapa të mëtejshëm për të eliminuar videot që promovojnë dhunën dhe ekstremizmin, siç është “glorifikimi i nazizmit dhe epërsia e të bardhëve”.

Gjithashtu, siç bëhet e ditur tutje, Youtube do të largojë videot mashtruese që përpiqen të demaskojnë tragjeditë e njohura, si shtënat e Sandy Hook dhe Holokaustin.

Një veprim i tillë, shtohet tutje, pritet të rezultojë në heqjen e mijëra kanaleve dhe videove që shkelin politikat e saj të sapokrijuara rreth përmbajtjes supremaciste.

Sidoqoftë, YouTube nuk ka treguar emrat specifikë ose llogaritë që do të preken. /Telegrafi/