Telegrafi

YouTube sot ka dizajn të ri

Pamjet e para të dizajnit të ri ishin publikuar gjatë muajit korrik të këtij viti, kur Google ishte duke e testuar dizajnin e ri, dhe duke u mundësuar njerëzve ta përdorin atë, edhe para lansimit final.

Lidhur me faqen më të famshme për video, Google ka thënë “e tërë pamja e re e faqes ka për qëllim që tu mundësojë përdoruesve të fokusohen dhe të zbulojnë përmbajtjen e tyre të preferuar në YouTube”.

“Ne gjithmonë jemi në kërkim të inovacionit dhe ndryshimit, i cili do të sjell gjëra më të mira për ju (përdoruesit)”” ka thënë Google në njoftimin zyrtar për faqen e re, të ri-dizajnuar të YouTube. / Telegrafi /