Telegrafi

YouTube punon shumë më shpejtë me IPKO?

Pas disa testimeve të cilat i kemi bërë për ta matur ndryshimin e shpejtësisë në YouTube, është parë se shkarkimi i videove ndodh shumë më shpejtë sesa më parë.

Më saktë, në testimin tonë është vërejtur se gjatë lëshimit të parë të videos, e njëjta fillon me shpejtësi më të mirë, të përmirësuar por megjithatë normale, ndërsa herën e dytë kjo video shkarkohet me një shpejtësi maksimale, e cila është vërejtur edhe nga përdoruesit e shumtë të internetit nga IPKO, të cilët po e komentojnë këtë ndryshim në rrjetet e ndryshme sociale.

Për t’i konfirmuar testimet tona dhe shpejtësinë e re me të cilën hapen videot e faqes YouTube, ne kemi tentuar të flasim me zyrtarët e kompanisë IPKO, mirëpo ata kanë refuzuar të komentojnë, pa e mohuar se një gjë e tillë është duke ndodhur.

Përdoruesit e shumtë të internetit nga IPKO me siguri se do ta testojnë edhe vet ndryshimin në YouTube, ndërsa ne presim na lexuesit tanë që komentet e tyre t’i ndajnë me ne. / Telegrafi /