Telegrafi

YouTube përgjegjës për përmbajtjet

Nga Google kërkohet që në YouTube të filloj të përdorë softuerin për filtrimin e përmbajtjeve i cili qysh gjatë ngarkimit të videos do të duhej të zbulonte përmbajtjet të cilat shkelin GEMA-n, që përndryshe është një version gjerman i RIAA-së. Përveç kësaj, kjo shoqatë për mbledhjen e dëmshpërblimeve autoriale pohon se YouTube nuk po bën mjaft në parandalimin e vendosjes së përmbajtjeve të mbrojtura në shërbim. Nga YouTube kanë thënë se “i mbesin të përkushtuar gjetjes së zgjidhjes e cila do të ishte në favor të autorëve, producentëve dhe shtëpive muzikore, si dhe mbarë komunitetit YouTube”.

Në SHBA ligji është i ndryshëm. Në ueb faqe mund të publikohet çfarëdo përmbajtje, madje edhe ato të mbrojtura me të drejtat autoriale. Pronari i të drejtave autoriale, nëse dëshiron një gjë të tillë, në formë të shkruar mund të kërkoj mënjanimin e përmbajtjes së kontestuar, e kjo kërkesë duhet respektuar.

Për shkak të aksioneve të GEMA-s, më 2009 RapidShare filloi me filtrimin e përmbajtjeve gjatë ngarkimit në shërbim. Muajin e kaluar, gjatë vendimit të dytë, është caktuar që shërbimi duhet të verifikoj në mënyrë proaktive përmbajtjet që ngarkohen nga shfrytëzuesit. Gjithashtu, kjo shoqatë në Gjermani ka ndalur punën e Grooveshark me të cilën janë vendosur çmime shumë të larta të licencimit të muzikës. /Telegrafi/