Telegrafi

YouTube mundëson konvertimin e videos në 3D

Në të kaluarën, për ta transformuar një video në 3D janë nevojitur pajisje speciale, mirëpo duke filluar nga sot, kjo mund të bëhet vetëm me një klikim të vetëm duke shtypur mbi linkun “Edit Info”, e më pas edhe “3D Video”.

Funksioni i ri i cili tani e konverton një video nga 2D në 3D është ende në beta version, dhe në zhvillim të mëtutjeshëm, dhe për momentin ende pritet që kjo mundësi të pësojë ndryshime.

Në njoftimin e saj, YouTube ka thënë se konvertimi është shumë i thjeshtë tani, ndërsa thotë se videot e konvertuara në format 3D do të mund të shihen nga të gjithë vizitorët në këtë. / Telegrafi /