Telegrafi

YouTube me dizajn të ri të faqes

Përveç ndërfaqes së re të cilën YouTube e ka sjell së fundmi, mund të vërehet se tani ka disa ndryshime edhe në klasifikim e playlist’ave.

Në menynë e kontrollit në të majtë tani mund të shihen playlist’at që tregojnë videot e preferuara, historinë e kërkimeve, dhe listat e personalizuara të përdoruesit.

Menjëherë pas kësaj, është pjesa që tregon kanalet në të cilat është regjistruar përdoruesi dhe pamja e tyre është e minimizuar në varësi të rezolucionit të ekranit.

Në njërën prej porosive të YouTube për dizajnin e ri thuhet se “shërbimi tashmë ka pamje të re, e cila synon të ju ofrojë kontrollë të plotë mbi atë që ju dëshironi të shikoni“.

Dizajni i ri do të arrijë tek të gjithë përdoruesit për vetëm pak ditë, dhe vlerësimi ynë është që pamja e re e YouTube por edhe funksionet e reja në shërbim e bëjnë atë shumë më të përshtatshëm dhe tërheqës për ta përdorur edhe pajisje të ndryshme mobile, të cilat kanë rezolucion të ndryshëm apo madhësi të ndryshme të ekranit. / Telegrafi /