Telegrafi

YouTube kërkon nga moderatorët të nënshkruajnë një dokument, që i paralajmëron për çrregullimet postraumatike që mund t’i pësojnë

Kohëve të fundit, kur raportohet për shumë raste të problemeve mendore të moderatorëve, është një kompani, që ka vendosur të bëjë një hap ndryshe, së paku që të tregojë se ata mund të kenë probleme mendore.

Punonjësit që kontrollojë materialet e postuara nga përdoruesit e rrjeteve, të njohur si moderatorë, gjithnjë e më shumë po kanë probleme mendore, shkaku i materialeve që shohin, ndërsa shumë prej tyre kanë edhe çrregullime postraumatike, transmeton Telegrafi.

Accentre e angazhuar për të kontrolluar përmbajtjen e materialeve të postuara në YouTube, ka marrë vendim, që t’ju kërkojë moderatorëve të nënshkruajnë një dokument, ku paralajmërohen lidhur me çrregullimet postraumatike që mund t’i pësojnë në punë.

“Unë e kuptoj se përmbajtja që do ta shikoj, mund të jetë shqetësuese. Pranoj se gjërat që do t’i shikoj, mund të më ndikojnë mentalisht dhe të më shkaktojnë çrregullime postraumatike”, shkruan në dokumentin, që YouTube iu kërkon atyre të nënshkruajnë.

Të gjithë punonjësve të angazhuar në Accentre, iu ofrohen këshillim nga psikologu, derisa janë në marrëdhënie pune, por nëse e lënë punën, nuk iu ofrohet kjo mbështetje.

Atyre nuk mbështetje profesionale për trajtimin mendor, nëse çrregullimet e tyre kalojnë në nivele më të larta edhe nëse i bëjnë të papërmbajtshëm për punë dhe shoqëri.

The Verge raporton se kjo është vetëm një paralajmërim dhe jo një mbështetje e duhur, për moderatorët që ballafaqohen me pamje shumë shqetësuese, por gjithsesi një hap mjaft i mirë në këtë drejtim.

Më herët, është raportuar se shumë moderatorë, kanë rënë pre dhe janë ndikuar prej materialeve që është dashur t’i kontrollojnë në internet, duke nisur të merren edhe vet me të njëjtat shprehi jo të mirë. /Telegrafi/