Telegrafi

YouTube ka larguar më se 100 mijë video që përmbanin gjuhë të urrejtjes

Largohen më shumë video se në çdo çerek viti, megjithatë YouTube ka shumë për të bërë.

Si pjesë e planeve për të larguar materialet me përmbajtje të dhunshme dhe që kishin gjuhë të urrejtjes, YouTube ka bërë të ditur, se ka larguar më se 100 mijë video dhe ka mbyllur 17 mijë kanale, më shumë se ndonjë çerek viti ndonjëherë, transmeton Telegrafi.

Që nga prilli deri në qershor, janë shlyer dy herë më shumë materiale, se sa në vitin e kaluar, derisa u shlyen edhe 500 mijë komente të papërshtatshme.

Megjithëse ka shumë për të bërë, YouTube ka njoftuar se kjo është bërë në videot, kanalet dhe komentet e vjetra, pasi rritja e kontrollit, ka bërë që të mos ketë materiale të reja me këtë përmbajtje.

Në mënyrë që të largohen videot e palejuara me rregullat e reja, sistemi i ri automatik, largoi në mënyrë automatike 87 për qind nga nëntë milionë video që janë postuar kohën e fundit në këtë platformë.

Të tjera video, kanë mbetur të kontrollohen, sepse përmbanin lojëra të rrezikshme, si sfida apo prank, ndërsa do largohen vetëm nëse ka ankesa dhe raportime ndaj tyre.

Kjo formë, ka bërë që YouTube të jetë sa më i përshtatshëm për të gjithë familjen, megjithëse tani është YouTube Kids vetëm për të vegjël. /Telegrafi/