Telegrafi

YouTube i “fajëson” ofruesit e internetit për ngecjen e videove

Një mesazh i ri që thotë "Keni ndërprerje? Merreni vesh pse" tani është duke u shfaqur në disa video të YouTube, të cilat hapen më ngadalë.

Klikimi mbi këtë njoftim i dërgon përdoruesit tek një faqe e re për raportimin e kualitetit të videos, e cila jep informacion mbi ofruesit e shërbimeve të internetit, duke përfshirë detaje mbi ecurinë e videove të hapura nga përdoruesit.

Faqja gjithashtu ofron një krahasim në mes ofruesve të shërbimeve të internetit në zonën e përdoruesit, duke i radhitur ofruesit e shërbimeve si "të verifikuar për HD", "Standard Definition," ose "Definicion më i ulët" bazuar në performancën mesatare që sinjali ka arritur në YouTube.

Ky veprim i Google është i ngjashëm me testet e profilit të lartë të realizuara më herët nga Netflix. /Telegrafi/