Aplikacioni YouTube Go ka arritur në Indi. Tani, version beta është i gatshëm në Google Play të shtetit aziatik.
YouTube Go është duke u munduar të përmirësoj përvojën e shikimit të videove në regjionet me internet më të ngadalshëm.
Aplikacioni është i ngjashëm me aplikacionin YouTube për Android, përveç se versioni Go mundëson shkarkimin e videove për shikim offline.
Aplikacioni ofron vetëm kualitet bazik dhe standard të videove (144p dhe 360p). Kualiteti HD nuk është i gatshëm.