Telegrafi

YouTube gjithnjë e më i popullarizuar

Njëkohësisht shfrytëzuesit për çdo minutë në YouTube vendosen rreth 60 orë material të ri, derisa gjatë muajit maj vitin e kaluar kjo shifër ishte 48 orë. Për rritjen e popullaritetit më meritor është numri gjithnjë e më i madh i pajisjeve mobile sikurse që janë telefonat e mençur dhe tabletët, por edhe zgjidhjet SmartTV me mundësi të qasjes në Internet dhe shërbimet sikurse që është YouTube.

Google përmes reklamave të shfaqur në video incizime në vit merr më shumë se 5 miliard dollarë, por në pjesën më të madhe të videove kompania ende nuk po fiton para – sipas fjalëve të tyre vetëm tri miliard video incizime të shfaqura në javë i sjellin para Googleit. /Telegrafi/