Telegrafi

YouTube freskon faqen me funksione të reja

Funksionet e reja në YouTube përfundimisht përfshijnë rezultate më të mira të kërkimit. 

Besohet se ky freskim do tu mundësojë përdoruesve të YouTube të zgjedhin filtrues të shumtë nga një kategori dhe të kombinojnë kërkimet e ngjashme, brenda këtij shërbimi.

Versioni i freskuar i YouTube vjen si pjesë e një eksperimenti të quajtur YouTube Topics, i cili synon që t’i ndihmojë përdoruesit në gjetjen e videove të preferuara. / Telegrafi /