Telegrafi

YouTube fillon abonimet me pagesë!

Për 4,99 dollarë në muaj, abonentët mund të marrin mësime të golfit nga Akademia e Golfit –  PGA. Ndërsa Laugh Factory i ngarkon ata me 2,99 dollarë për klipet komedisë që ajo i krijon, ndërsa Henson gjithashtu i ngarkon përdoruesit me 2,99 dollarë për episode e plota të "The Sid Kid Science" dhe "Rock Fraggle".

YouTube vazhdimisht ka folur në lidhje me planet e saj për të eksperimentuar me kanalet me pagesë, ndërsa nuk ka asnjë sekret në lidhje me synimin e saj për të qenë një lojtar i madh në përmbajtjen e cilësisë së lartë, dhe jo vetëm në videot amatore të krijuara nga përdoruesit e zakonshëm.

YouTube do të shfaqë përmbajtje nga televizionet tradicionale dhe producentët e filmit, thanë drejtuesit e kompanisë, duke përmendur raste të veçanta si shfaqjen e videove për fëmijë nga National Geographic dhe videot nga kanali kabllor HDNet. / Telegrafi /