Mirëpo, tani YouTube thotë se ka arsye për të festuar edhe më shumë, pasi që javën e kaluar ky shërbim e ka tejkaluar numrin e 3 miliardë shikimeve në ditë, që i bie të ketë rritje në më shumë se 50 për qind, krahasuar me vitin e kaluar.
Për t’i vënë shifrat e saj në një perspektivë tjetër, YouTube thotë se numri i shikimeve të videove në faqen e saj e ka arritur gjysmën e popullsisë botërore.
Më saktë, me këtë rekord i bie që çdo i dyti person shikon video në YouTube, ose një qytetar amerikan shikon 9 video në ditë, mesatarisht.
Kompania e Google për gjashtë-vjetorin e saj e ka lëshuar edhe një infografikë, për të treguar sasinë e videove të publikuara dhe të shikuara, të cilat në baza ditore shtohen në YouTube.
Kjo grafikë thotë se 48 orë video ngarkohen në YouTube, për çdo 60 sekonda. Një arritje e jashtëzakonshme është kjo, apo jo? / Telegrafi /