Telegrafi

YouTube do ta lansojë shërbimin e muzikës me pagesë

YouTube deklaroi se për shërbimin e ri të muzikës me pagesë tashmë ka krijuar partneritet me "qindra produksione të mëdha dhe të pavarura" të muzikës, duke i konfirmuar zërat që pohonin se së shpejti YouTube do të krijojë shërbimin e muzikës me pagesë në faqe, në partneritet me faqet më të popullarizuara në internet.

Lajmi është bërë publik pasi disa grupe të tregtimit të muzikës e kanë kritikuar YouTube për planet e saj për të bllokuar përmbajtjen e produksioneve të caktuara të cilat përmbajtjen e tyre e paraqesin online dhe pa pagesë, ndërsa shërbimi i famshëm i Google e kushtëzon këtë përmbajtje me mbështetje të reklamave, dhe abonim në programin e muzikës me pagesë.

Marrëveshjet që YouTube është duke i ofruar janë cilësuar si "shumë të pafavorshme, dhe me kushte të panegociueshme," thuhej sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga Worldwide Independent Music Industry Network muajin e kaluar.

YouTube nuk pranoi të komentojë mbi kushtet e marrëveshjeve, por tha se shërbimi i ri do të sigurojë të ardhura të reja për industrinë e muzikës. /Telegrafi/