Rrjeti më i madh social i videove, YouTube, ka pasur probleme të jashtëzakonshme në mesditën e të mërkurës.
Telegrafi ka arritur të sigurojë dy fotografi (screenshots) nga momenti i rënies nga sistemi të YouTube.
Në fakt, problemi u shfaq në gjithë botën.
Një hulumtim i vogël në rrjetet sociale ka mjaftuar për të kuptuar se përdorues në gjithë botën kanë pasur probleme me rrjetin më të madh social të videove në botë.
YouTube ende nuk ka dhënë ndonjë sqarim rreth problemit në fjalë, por është ndër të pakta herë kur kanë ekzistuar të tilla probleme. /Telegrafi/
#YouTube is down or having service trouble, based on user reports/other sources https://t.co/0A684LXOu6 ~7m
— downrightnow (@downrightnow) June 22, 2016
Youtube problems ? #youtube #monkeys pic.twitter.com/c1SU8EcytH
— A Birk (@spritty66) June 22, 2016