Telegrafi

YouTube, 100 milionë dollarë për 20 kanale

Sipas raportimeve të fundit të WSJ, thuhet se Google është duke synuar që ta transformojë shërbimin YouTube me 20 kanale të reja të cilat do të japin prej 5 deri në 10 përmbajtje origjinale, çdo javë.

YouTube është duke planifikuar që të krijojë kanale rreth temave të popullarizuara, si sport dhe art, ndërsa këto kanale do të kualifikohen si “Premium”.

Mirëpo, duke e ditur vlerën e shumës 100 milionë, mbetet të shihet se çka do të dal nga ky projekt i Google dhe YouTube. / Telegrafi /