Site icon Telegrafi

‘Youth League’, projekti që po ndiqet me interesim

Në kuadër të programit Grassroots po vazhdon të gjejë zbatim projekti “Youth League”.

Fëmijët të cilët luajnë futboll në kuadër të këtij projekti janë të kënaqur me mundësinë e dhënë.

Të lumtur janë edhe prindërit, të cilët gjithmonë janë prezent në stadiumet ku fëmijët e tyre zhvillojnë aktivitetet në kuadër të këtij projekti.

Atmosfera në derbin ndërmjet Dritës dhe Gjilanit në grup moshën nën 11-vjeç ishte e jashtëzakonshme dhe pjesëmarrja e kënaqshme.

Në regjionin e Gjilanit shumë ekipe kanë angazhuar edhe vajza të kësaj grup moshë, të cilat kanë shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë e futbollit dhe për të përjetuar emocionet e kësaj loje magjike.

“Youth Leagu” shtrihet edhe në disa regjione të tjera në Kosovë dhe deri më tash është treguar si projekt shumë i qëlluar.

Exit mobile version