Telegrafi

Young: Gjithmonë mirë të fitosh në shtëpi

Ashley Young u shpreh tejet i kënaqur me fitoren ndaj Baselit në shtëpi.

United demoloi skuadrën zvicerane duke dominuar totalisht takimin.

Young u shpreh i ngazëllyer pasi u kthye në formacion për Djajtë e Kuq dhe u shpreh i kënaqur me fitoren.

“Gjithmonë është mirë të kthehesh në Ligën e Kampionëve, është e rëndësishme të fitosh në shtëpi. Ne kemi qarkulluar mirë topin”.

“Jam i kënaqur me asistimin dhe golin e shënuar, por me rëndësi është që shënuam fitore. Fellaini bëri punë të mirë”, deklaroi Young për televizionin e Unitedit.

United tregoi paraqitje bindëse ndaj Baselit dhe mban udhëheqje në grup.

/Telegrafi/