Roma ka marrë një fitore të madhe nga udhëtimi në Zvicër te Young Boys Bern.
Giallorosët kanë triumfuar me rikthim me rezultat të ngushtë 1-2, pasi në pjesën e parë e panë vetën në disavantazh.
Jean Pierre Nsame kaloi vendasit në epërsi me një gol nga pika e bardhë, teksa Bruno Peres dhe Marash Kumbulla realizuan për italianët në pjesën e dytë për tri pikët e para të Romës në EL.
Pikërisht mbrojtësi shqiptar ka marrë edhe notën më të lartë në këtë takim, falë golit me kokë që shënoi, por edhe paraqitjes së mirë në repartin defensivë.
Paraqitje të mirë te Roma pati edhe Bruno Peres dhe Federico Fazio.
Ndërkohë nota më e ulët shkoi për portierin e vendasve Ballmos. /Telegrafi/