Site icon Telegrafi

Ylli i Zvicrës ishte në gjumë, Behrami ia preu flokët (Video)

Përfaqësuesja e Zvicrës ka filluar grumbullimin për dy ndeshjet e radhës.

Atmosfera në këtë Kombëtare duket në maksimum dhe për këtë po përkujdeset një futbollist nga Kosova.

Mesfushori Valon Behrami i ka bërë të qeshin shokët e skuadrës.

Ishte sulmuesi zviceran Breel Embolo që po flinte në autobus, ndërsa Behrami ia preu flokët dhe këtë veprim e publikuan.

Videoja është shpërndarë nëpër rrjetet sociale dhe ajo është komentuar shumë nga tifozët.

Embolo në momentin që u zgjua nga gjumi të gjithë qeshnin me të. /Telegrafi/

Exit mobile version