Telegrafi

Ylli i Valorant fiton çmimin Lojtari i Vitit në Streamer Awards 2023

Njëri ndër lojtarët më të përfolur në eSports, Tyson “TenZ” Ngo ka marrë në shtëpi një tjetër trofe, por këtë herë nuk ishte për Valorant.

Lojtari i Sentinels fitoi çmimin Lojtari i Vitit në organizimin Streamer Awards 2023.

Streamer Awards është një shfaqje çmimesh kushtuar transmetuesve të drejtpërdrejtë, ajo u themelua në vitin 2022 nga transmetuesi i Twitch QTCinderella.

Shfaqja e organizuar në kanalin Twitch të QTCinderella u ndoq nga një mesatare prej 300.000 shikuesish së bashku me një audiencë të drejtpërdrejtë.

Përveç TenZ në garë për çmimin Lojtari i Vitit ishin edhe Tarik “tarik” Celik, Brandon “aceu” Winn dhe Timothy “iiTzTimmy” An, të gjithë këta emra të njohur për komunitetin e eSports.

Lojtari 21 vjeçar së pari doli në skenë në video-lojën CS:GO, për të kaluar më pas në Valorant pas lansimit të saj.

Ngjarja Streamer Awards u mbajt me datën 11 mars në Los Angeles. /Telegrafi/