Franca ka pasur shumë histori suksesi kur bëhet fjalë për lojtarët që e kanë arritur në sukses në mbarë botën edhe pse nuk kanë pasur një fëmijëri të shkëlqyer.
Franck Ribery punoi në ndërtim, Dimitri Payet në dyqanet e veshjeve apo N’Golo Kanté duke u ngjitur nga divizionet e ulëta. Les Bleus kanë pasur gjithmonë histori të lojtarëve që ndoqën ëndrrat e tyre derisa u realizuan.
Youssouf Fofana është një lojtar që ka ndjekur të njëjtën rrugë.
Fofana luajti në Clairefontaine për dy vjet përpara se të detyrohej të kthehej në futbollin amator, pasi nuk u pranua. Gjatë kësaj kohe Fofana bëri si çdo i ri tjetër që ishte në kërkim të një pune dhe gjeti diçka që i përshtatej orarit të tij, duke shpërndarë pica si 14 vjeçar, ndërsa iu kthye edhe shkollës.
“Kur u largova nga Clairefontaine kishte dyshime mbi aftësitë e mia… Kur ka dyshime, duhet të ecësh përpara. Na duheshin parat, duhej t’i arrinim. Ishte mënyra më e mirë për ta bërë këtë ndërsa përpiqesha të ndjek ëndrrat e mia” tregon Fofana.
Francezi 23 vjeçar shpjegoi se si ai e mbajti hapin me miqtë e tij Moussa Diaby dhe Amine Harit, të cilët tashmë po luanin futboll profesionist.
“Kur ata (Diaby dhe Harit) u kthyen me pushime, duhej t’i ndiqja ata. Duhej të gjeja një punë që paguhej. Aty ishte pak më e komplikuar (qesh). Kështu që unë shpërndava pica. Është anekdotike, zgjati disa muaj, por më pëlqen ta kujtoj. Më lejon të mbaj këmbët në tokë”, kujton atë kohë Fofana.
Tani, në moshën vetëm 23-vjeçare, lojtari i Monacos është një figurë kyçe për ekipin e tij, por edhe te Franca në Kupën e Botës.
Ai luajti startues në ndeshjen ndaj Marokut, ndërsa mund të luajë edhe në finale nëse Adrien Rabiot nuk shënohet.
Një ëndërr e bërë tashmë realitet, pasi Fofana është në finale me Francën e tij, ndërsa picat mbeten një kujtim i vjetër. /Telegrafi/