Site icon Telegrafi

Ylli i Napolit pa tmerrin me sy pas ndeshjes ndaj Parmës, atij iu vodhën gjësende me vlerë nga hajdutët

Sulmuesi i ri i Napolit, David Neres, është grabitur nga hajdutët pas fitores së tyre me rezultat 2-1 ndaj Parmas të shtunën, ka konfirmuar gruaja e tij në Instagram.

Neresit iu drejtua arma pas fitores ndaj Parmës ndërsa besohet se hajdutët po vozitnin një motoçikletë dhe e thyen veturën jo shumë larg stadiumit ‘Diego Maradona’.

Sipas Calciomercato, Neves po merrte rrugë për tek Grand Hotel Parker së bashku me gruan dhe vajzën e tij, në momentin kur atij iu vodh një orë Rolex.

Neres dhe familja e tij ishin të shokuar, kështu që sulmuesi nuk u ndal për të nënshkruar autografe për tifozët që ishin mbledhur para hotelit pikërisht për këtë arsye.

Sidoqoftë, gruaja e tij i kërkoi falje të gjithë tifozëve përmes llogarisë së saj në Instagram.

“David do të donte t’iu kërkonte falje tifozëve që po e prisnin atë jashtë”, ka shkruar Kira Winona në Instagram.

“Teksa po përpiqeshim të largoheshim nga stadiumi pas ndeshjes, dy burra që po vozitnin një motoçikletë e thyen veturën tonë dhe na kërcënuan me armë”.

Neres iu bashkua Napolit nga Benfica gjatë kësaj vere, duke kompletuar transferimin i cili iu kushtoi atyre 28 milionë euro.

Reprezentuesi brazilian ka dhuruar dy asistime në dy ndeshjet hapëse të Napolit, duke përfshirë një tek goli i Zambo Anguissas që u fitoi atyre te pikë ndaj Parmas./Telegrafi/

Exit mobile version