Site icon Telegrafi

Ylli i Man Cityt do t’i nënshtrohet një operacioni, pritet të mungojë ‘8 deri në 10 javë’

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Manuel Akanji, do të mungojë për 8 deri në 10 javë, pasi u detyrua t’i nënshtrohet një operacioni të shtunën për një dëmtim rrëmbyes.

Pep Guardiola dha një përditësim mbi situatën e mbrojtësit zviceran pas tërheqjes së tij në pjesën e parë kundër Real Madridit.

“Operacion të shtunën. 8 deri në 10 javë jashtë. Aduktori i tij është i thyer”, ka thënë fillimisht Guardiola.

Lexo po ashtu Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Guardiola shprehu mirënjohjen e tij për angazhimin e Akanjit këtë sezon, duke thënë: “I urojmë rimëkëmbjen më të mirë Manus, sepse përpjekja që ka bërë këtë sezon ka qenë e pabesueshme”.

“Ai dhe Nathan Ake kanë luajtur në kushte të vështira, duke mos qenë në top formë, për të ndihmuar skuadrën në urgjencën që kishim me mungesën e lojtarëve që kishim në pozicionin e qendërmbrojtësit”.

 

Guardiola shtoi: “Në fund, trupi tha, “mjaft është mjaft”.

Akanji ka luajtur 29 ndeshje për Manchester City këtë sezon, duke kontribuar me një asistim. /Telegrafi/

Exit mobile version