Një prej lojtarëve të Manchester United raportohet se ka konfirmuar planet e tij për t’u larguar nga klubi në fund të sezonit.
Edhe këtë sezon të ri Manchester United e nisi më formë të dobët duke pasur mjaft luhatje të formës.
Momentalisht, ‘Djajtë e Kuq’ renditen në pozitën e 14-të në Ligën Premier teksa aspak më mirë nuk është situata e tyre as në Ligën e Evropës.
Për më shumë, Unitedi janë pa fitore në pesë ndeshjet e fundit që prej se fituan me rezultat të thellë 7-0 ndaj Barnsleyt në kupë.
Si rezultat shumë pikëpyetje janë ngritur sa i përket asaj se a është Ten Hag personi i duhur për të udhëhequr skuadrën përpara.
Pasditen e së premtes u raportua në media se mesfushori Christian Eriksen do të largohet nga klubi në fund të sezonit.
“Christian Eriksen ka konfirmuar se ai do të largohet nga Manchester United në fund të sezonit”, ka raportuar Ekstra Bladet.
Reprezentuesi danez më herët ishte kritikuar nga Roy Keane për komentet që kishte bërë pas barazimit 1-1 ndaj Tëentes në Ligën e Evropës, aty ku kishte deklaruar se kundërshtari e deshi më shumë fitoren./Telegrafi/