Site icon Telegrafi

Ylli i Manchester United fshin të gjitha gjurmët që e lidhin me klubin nga rrjetet sociale

Amad Diallo ka nxitur edhe më shumë spekulime sa i përket të ardhmes së tij, duke fshirë nga rrjetet e tij sociale të gjitha fotografitë që kanë të bëjnë me Manchester United.

21-vjeçari i cili shkëlqeu në Championship me fanellën e Sunderlandit sezonin e kaluar, ka hasur në vështirësi që të gjejë minuta me ekipin e parë që prej rikthimit në ‘Old Trafford’.

Ai ka pësuar një lëndim serioz në gju gjatë parasezonit dhe është rikthyer në stërvitje të plotë me ekipin e parë në dhjetor, diçka që ishtë parë si një lajm i mirë tek ‘Djajtë e Kuq’ për shkak të kalendarit të ngarkuar.

Por, Diallo ka luajtur vetëm 63 minuta në të gjitha garat, diçka që duket të jetë një burim frustrimi për Diallon, i cili iu bashkua Unitedit në 2021 për shumën e 37 milionë eurove.

Në fakt, Diallo duket se ka fshirë gjithçka që ka të bëjë me klubin nga rrjetet e tij sociale, ndërsa tri postimet e tij të vetme në Instagram janë të dedikuara për Sunderlandin.

Lexo po ashtu Ten Hag mund të largohet në verë nga Manchester United, por vetëm me një kusht

Diallo në mënyrë të paharrueshme fitoi çmimin si ‘Lojtari më i mirë i Vitit nga Fansat’ gjatë kohës së tij tek Sunderlandi, aty ku kishte shënuar 14 gola në 42 ndeshje.

Para duelit të Manchester United ndaj Fulhamit muajin e kaluar, Ten Hag kishte thënë se Diallo e meriton të luajë pas paraqitjeve në stërvitje, por që atij nuk i është dhënë mundësia./Telegrafi/

Exit mobile version