Site icon Telegrafi

Ylli i Man Cityt i shpëtoi fatkeqësisë – ai për pak sa nuk ra nga autobusi gjatë festës së titullit

Jack Grealish u përball me diçka jo të zakonshme, pasi anglezi për pak sa nuk ra nga autobusi gjatë paradës së Manchester Cityt e cila u bë për të festuar titullin kampion në Ligën Premier.

Ekipi i Manchester Cityt mori rrugët e Mançesterit të dielën për të festuar titullin e katërt radhazi në elitën e futbollit anglez.

Dhe Grealish, i cili njihet si një lojtar që shfrenohet gjatë festave të tilla, si gjithmonë edhe kësaj radhe tentoi të merrte vëmendjen e tifozëve me gjestet e tij.

Por, gjërat për pak morën një kthesë tjetër dhe ai i shpëtoi më së keqes pasi anglezi për pak sa nuk u rrëzua nga autobusi.

Ishte bashkëlojtari i tij, Jeremy Doku, ai i cili e shpëtoi yllin anglez nga kjo fatkeqësi dhe festa vazhdoi ashtu siç ishte paraparë.

Grealish ka luajtur 36 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, duke përfshirë 20 prej tyre në Ligën Premier, duke shënuar tre gola.

28-vjeçari iu bashkua ‘Qytetarëve’ në verën e vitit 2021 nga Aston Villa për shumën e 100 milionë eurove, dhe këtë verë ka pasur thashetheme se ai mund të largohet nga klubi./Telegrafi/

Exit mobile version