Telegrafi

Ylli i Man City bëhet protagonist jashtë fushe, kryen veprimin e turpshëm në rrugët e Anglisë

Ylli i Anglisë, Kyle Walker, ka urinuar në anën e një hoteli luksoz, duke i lënë darkuesit më pak të impresionuar nga ai.

Mbrojtësi i Manchester City urinoi në murin e hotelit të dielën e kaluar, 24 orë pasi skuadra e tij Manchester City humbi gjysmëfinalen e FA Cup.

Mysafirët e tmerruar thanë se ai shikoi përreth fshehurazi përpara se të ngrinte kapuçin e tij dhe të urinonte.

Një qytetar i ndodhur aty pranë, vuri re tatuazhet e këmbës së Walkerit kur ai bëri veprimin e turpshëm.

Ai foli për The Sun: “Sapo kisha mbërritur për një drek me familjen time dhe papritmas po shikoj Kyle Walker, të cilin e njoha menjëherë, duke urinuar pas një muri. Ishte revoltuese”.

“Nuk ishte vetëm një urinim i shpejtë. Ai ishte atje për disa minuta. Ne ishim të tmerruar”.

“Para se ta bënte, ai po shikonte përreth për të parë nëse ishte dikush aty, më pas ai ngriti kapuçin e tij, por ende dallohej nga tatuazhet e tij”, ka thënë ky qytetar.

Në mesin e tatuazheve të tij të shumta, Walker ka një shqiponjë dhe sytë e një femre në pulpën e majtë.

Dënimet për urinimin në publik përfshihen në aktet nënligjore të autoriteteve lokale individuale, por zakonisht çojnë në një gjobë deri në 100 euro, e cila paguhet në 21 ditë. /Telegrafi/