Telegrafi

Ylli i League of Legends Faker mund të largohet nga ekipi T1

Faker, lojtari më i madh i të gjitha kohërave të League of Legends mund të jetë afër largimit nga ekipi T1 sipas një raporti.

Ikona e League of Legends, Lee ‘Faker’ Sang-hyeok mund të jetë gati të nënshkruaj me një ekip amerikan sezonin 2023, sipas një raporti nga Alejandro ‘anonimotum’ Gomis të Blix.

Pasi kontrata e Faker skadon me datën 21 nëntor, anonimotum thotë se Faker ka eksploruar opsione në “disa rajone”, duke tërhequr një interes të fortë nga palët LCS FlyQuest dhe Team Liquid.

Supozohet se tashmë një ofertë është në tryezë nga Team Liquid, lojtari më i mirë i të gjitha kohërave mund ta ofrojë talentin e tij në Amerikën e Veriut.

Faker dhe ekipi i tij nuk arritën që të dalin fitues të kampionatit botëror të këtij viti, pasi u mposhtën nga ekipi DRX në finale.

Përkundër kësaj humbje lojtari nga Koreja e Jugut mbetet një nga vetëm dy lojtarët që kanë fituar tre tituj botëror, trajneri aktual i T1 Bae ‘Bengi’ Seong-woong është tjetri. /Telegrafi/