Telegrafi

Ylli kroat vazhdon ndeshjen përkundër lëndimit të rëndë në kokë (Foto/Video)

Pjesa e parë mes Kroacisë dhe Turqisë ka përfunduar me rezultat 1-0.

Golin e vetëm në 45 minutat e parë e shënoi Luka Modric, ndërsa një tjetër lojtarë i cili bëri paraqitje të mirë ishte Vedran Corluka.

Por, ylli i Lokomotiv Moscows rrezikoi të largohet nga ndeshja pasi gjatë një dy luftimi në ajër u lëndua në kokë.

Gjithsesi mjekët reaguan shpejtë dhe lojtari arriti të vazhdon ndeshjen. /Telegrafi/