Sipas një raportimi nga gazeta katalanase Sport, Barcelona mund ta shoh yllin e Juventusit, Federico Chiesa, si një alternativë të parë të Nico Williams.
Trajneri Thiago Motta e bëri të qartë javën e kaluar se ‘vendimi është marr’ për të shitur Chiesan këtë verë, pasi kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2025 dhe ai nuk është pjesë e planeve të tij.
Disa klube janë përmendur si destinacione të mundshme të Chiesas, duke përfshirë Napolin, Romën, Tottenhamin dhe Chelsean.
Tani Sport ka raportuar se agjenti i Chiesas ka qenë në kontakt për t’i ofruar shërbimet e tij Barcelonës, në rast se Nico Williams zyrtarisht vendos që të qëndrojë tek Athletic Bilbao.
¿Te gustaría ver a Federico Chiesa en el Barça? 🤔 pic.twitter.com/po6ItTtLpD
— Diario SPORT (@sport) August 6, 2024
Mund të jetë një tjetër opsion për reprezentuesin italian, por përsëri duket se ata nuk janë me nxitim për t’i dhënë atij një përgjigje të qartë për të ardhmen e tij.
Sa më shumë që zgjatet kjo situatë, aq më shumë ka mundësi që Juventusi ta zbresë çmimin e kërkuar si dhe lojtari kërkesat e tij për pagë.
Minimumi që ‘Zonja e Vjetër’ mund të marr për shërbimet e tij dhe të mos dalin në humbje pas transferimit 60 milionësh nga Fiorentina, është 15 milionë euro./Telegrafi/