Site icon Telegrafi

Ylli i CS:GO nga Latvia Yekindar më në fund shpallet agjent i lirë

(Foto: HLTV)

Mareks “YEKINDAR⁠” Gaļinskis është bërë agjent i lirë pasi e bleu veten nga kontrata e tij me Virtus.pro , njoftoi lojtari përmes llogarisë së tij në Twitter.

YEKINDAR ishte pjesë e Virtus.pro, më vonë Outsiders për më shumë se dy vjet.

Gjatë asaj kohe, 23-vjeçari e ndihmoi skuadrën e tij në paraqitjet në play-off në disa ngjarje të mëdha, përkatësisht duke përfunduar në vendet e 5-6-ta në IEM Koln 2021 dhe IEM Katowice 2022.

YEKINDAR për momentin është duke luajtur për ekipin Liquid, me të cilët do të garoj në turneun më të madh të CS:GO në Brazil së shpejti.

Duke e parë suksesin dhe formën e mirë të ekipit Liquid, nuk është për t’u habitur nëse YEKINDAR nënshkruan me ekipin amerikan.

Ekipi Liquid që nga ardhja e YEKINDAR si zëvendësues kanë arritur që të renditen në vendin e katërt të ranglistës botërore të CS:GO. /Telegrafi/

Exit mobile version